Accessibility Tools

   

   

Odaberite svoj jezik

Odaberite svoj jezik

   

Tre parime kryesore janë kuadri i të gjitha veprimtarive tona:
 
1. Gjithkush duhet të punojë drejt parandalimit të dhunës dhe rritjes së sigurisë së viktimave
Gjithkush duhet të veprojë kundër dhunës dhe të ndihmojë viktimat brenda aftësive të tyre. Ne besojmë se shërbimet profesionale dhe institucionet përkatëse duhet të kenë protokolle për të ndalur dhunën kur ajo ndodh. Duhet të sigurojmë mbrojtje për viktimat e dhunës. Duhet t'i shmangim mitet dhe stereotipet rreth dhunës. Dhuna u ndodh njerëzve në të gjitha shtresat e jetës pavarësisht nga mosha, raca, feja, kombësia apo mënyra e jetesës.

Dhuna nuk duhet trajtuar si pjesë e ndonjë problemi tjetër, për shembull varfëria ose alkoolizmi. Ndonëse alkooli mund të jetë shkas për abuzim, nuk është një shkak. Duhet ta marrim në konsideratë këtë. përndryshe, ne rrezikojmë edhe më shumë një viktimë dhe shkaktojmë ndjenja faji.

2. Personi që kryen dhunë është i vetmi që mbahet përgjegjës.
Ne besojmë fuqishëm se askush nuk ka të drejtë të përdorë dhunën kundër një personi tjetër dhe se gjithkush është mbajtur përgjegjës për sjelljen e tij. "Ajo më provokoi" nuk duhet të jetë kurrë një justifikim për dhunën. Kur ne ia atribuojmë shkakun e dhunës viktimave, incidentet mund të banalizohen dhe të shihen si të kuptueshme dhe më të pranueshme.

Në përvojën tonë, keqbërësit nuk do të modifikojnë sjelljen e tyre derisa të ndryshojnë bindjet e tyre që mbështesin përdorimin e dhunës. Të gjithë profesionistët, që punojnë me keqbërësit, duhet të bëjnë një deklaratë të qartë se keqbërësit janë kurdoherë përgjegjës për sjelljen e tyre.
 
3. Dhuna është një sjellje e mësuar. Të gjithë mund të mësojnë si të komunikojnë në mënyrë jo të dhunshme.
Dhuna është abuzim me pushtetin. Përdorimi i sjelljes së dhunshme është një zgjedhje personale. Të gjithë mund të vendosin t'i shprehin ndjenjat dhe mendimet e tyre në një mënyrë tjetër. Njerëzit nuk lindin të dhunshëm, mësojnë dhunën. Është e lehtë të mësosh sjellje të dhunshme në një shoqëri që toleron dhunën. Është e rëndësishme të krijohet një mjedis i cili nuk e miraton dhunën dhe nxit mënyrat jo të dhunshme të zgjidhjes së konflikteve. Gjithkush duhet të ketë një shans për të mësuar komunikimin jo të violent.

LJUBLJANA

 Vojkova cesta 1, Ljubljana

 01 4344 822

 031 770 120

 Ova e-mail adresa je zaštićena od spambota. Potrebno je omogućiti JavaScript da je vidite.

TRR ZA DONACIJE:

SI56 0204 4001 3446 380

Matična št: 1160656

Davčna št: 91885566

STATUS HUMANITARNE ORGANIZACIJE

ENOTA KOPER

 Vojkovo nabrežje 10, Koper

 05 6393 170

 031 546 098

Ova e-mail adresa je zaštićena od spambota. Potrebno je omogućiti JavaScript da je vidite.

© 2024 Društvo za nenasilno komunikacijo. Vse pravice pridržane.